Zbulohet emri i drejtorit të Kabinetit të Presidentit të ri, Bajram Begaj. Mësohet se këtë post do ta mbajë Eduard Seitaj.
Këtë e zbulon ish-drejtori gjatë presidencës së Ilir Metës, Edmond Panariti, i cili ka bërë këtë të hënë dorëzimin e detyrës te pasardhësi i tij.
Eduart Seitaj ka punuar si Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, kur ajo drejtohej nga Edmond Haxhinasto.
Në një postim në rrjetet sociale, Panariti shkruan: Pas një viti e gjysmë Drejtor i Kabinetit të Presidentit Meta, kalohet detyra te pasardhësi.
Faleminderit President Meta.
Më 24 korrik, Presidenti Bajram Begaj mori detyrën zyrtarisht dhe u betua si kreu i ri i shtetit shqiptar.