Muzika e lartë pas orës 23:00 të natës është kthyer në një shqetësim për zonat bregdetare prandaj ministri I Brendshëm Bledi Çuçi ka thirrur në një takim drejtuesit e policisë për të marrë masa.
“Është e patolerueshme të ketë biznese me muzikë pas orës 23:00 të natës gjatë javës dhe pas orës 24:00 në fundjavë. Do të keni punë me mua nëse nuk e merrni seriozisht këtë punë.
Më keq akoma kur në ndonjë rast ka subjekte që tolerohen duke prishur kështu edhe konkurrencën në biznes e duke krijuar pakënaqësi.
Ligji është i njëjtë për të gjithë”, tha Çuçi.