“Rama rrezik kombëtar për vendin tonë”- Berisha: PS zëvendësoi të zgjedhurit me të emëruarit e partisë!

Shqipëria

“Rama rrezik kombëtar për vendin tonë”- Berisha: PS zëvendësoi të zgjedhurit me të emëruarit e partisë!

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 19:22
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama se ka shkatërruar përfaqësimin e qytetarëve me reformën territoriale.

Duke e cilësuar Ramën një rrezik kombëtar, ai theksoi se kryeministri ka zëvendësuar të zgjedhurit me të emëruarit e partisë, ndërsa njoftoi se një ekip në PD kanë përgatitur një platformë për reformën territoriale.

Edi Rama e nisi me reformën territoriale. Ai me këtë reformë shkatërroi, dëmtoi rëndë përfaqësimin e qytetarëve. Qytetarët shqiptarë zgjidhnin me votën e tyre 420 kryetarë komunash dhe bashkish. Edi Rama përdori reformën për parime të kundërta që duhej përdorur. Nëse pushteti vendor ka parim decentralizimin dhe autonominë, ai përdori centralizimin e këtij pushteti. Sot në Fier, në çdo rreth ke me qindra zona që nuk përfaqësohen nga asnjë këshilltar.

Zëvendësoi të zgjedhurit me të emëruarit e partisë. Ata nuk i japin qytetarëve asnjë llogari. Ju jeni njerëzi politikë dhe alfa e demokracisë fillon me votën dhe përfaqësimin. Ky këto i shkatërroi përmes reformës në qeverisjen vendore në një mënyrë jo demokratike. I la bashkitë të gjitha ato që donte dhe sot Gjirokrastra me 120 mijë banorë ka 7 bashki kurse Tirana me mbi 1 mln banorë ka gjithsej 4 bashki.

Ky është koncepti i Edi Ramës për demokracinë. Ai përbën një rrezik të madh kombëtar. Pas kësaj vazhdoi me dhunimin e votës dhe patronazhistët duke përdorur të gjithë shtetin për votën. Sot qëndron në pushtet me mënyrën më të paligjshme që mund të qëndrojë një njeri. Ne jemi të angazhuar në një betejë shumë planëshe. Do paraqesim para shqiptarëve projektin e ri të ndarjes territoriale që ka qëllim rikthimin te qytetari”, tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat