Shkarkimi i Arben Ahmetajt, Elena Kocaqi paralajmëron 'tërmet' në PS

Shqipëria

Shkarkimi i Arben Ahmetajt, Elena Kocaqi paralajmëron 'tërmet' në PS

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 10:30
Elena Kocaqi

Historiania Elena Kocaqi ka dalë me një paralajmërim të fortë nisur nga shkarkimi i zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Përmes një komenti në rrjetet sociale, Kocaqi paralajmëron se lufta në PS tani ka nisur dhe meshkujt e partisë do përfundojnë të gjithë në burg se i bëjnë konkurrencë kreut të tyre.

“Publiku nuk pret asgje nga drejtesia por pret qe ata te hane kokat e njeri tjetrit brenda bandes. Te gjithe jane pasuruar dhe kercenojne pushtetin e 1 dhe ky 1 nuk do bej sehir nese nuk do te perfundoj i hedh si leck jashte partise. Lufta ne PS tani do filloj dhe eshte lufte per pushtet, dominim, territor dhe mbijetese.

Njeshi do perdori Spakun me heq hajdutet e tjere se nuk do konkurence. Puna eshte si do veproj pjesa tjeter e bandes ne keto kushte. Meshkujt me pushtet te partise do perfundojne te gjithe ne burg se i bejne konkurence 1.”, shkruan Elena Kocaqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat