Ilir Meta i revoltuar në konferencën e parë të Partisë së Lirisë, paralajmëron zhvillime të reja

Shqipëria

Ilir Meta i revoltuar në konferencën e parë të Partisë së Lirisë, paralajmëron zhvillime të reja

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 13:37
Ilir Meta

Në konferencën e parë për media si kryetar i Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë Ilir Meta paralajmëroi se do të zhvillohet një betejë e madhe për të rivendosur demokracinë.

“Dua ta nis këtë konferencë të parë shtypi duke falënderuar për mirëkuptimin dhe për ngritjen në lartësi në momentin historik, duke hapur mbrëmë një rrugë të re, një force të re politike si Partia e Lirisë. E di shumë mirë që duke qenë krenar për ato sakrifica, njëkohësisht janë të ndërgjegjshëm, se kjo betejë e madhe është e domosdoshme për të rivendosur përfundimisht në vend, demokracinë, Kushtetueshmërinë dhe për të fituar lirinë të gjithë shqiptarët. Dua të falënderoj të gjithë intelektualët që janë bashkuar si ambasadori Agim Nesho. Janë të mirëpritur të gjithë ata që mendojnë që s’mund të qëndrojnë indiferent dhe mënjanë në këtë moment historik për vendin tonë. Kam besim që intelektualët do reagojnë edhe më fuqishëm përmes përfshirjes së tyre dhe mendimit kritik. Duhet të fillojmë menjëherë nga puna sepse tani s’e kemi më atë kostumin, që na sillte edhe atë pyetjen, a i lejohet të flasë kështu një Presidenti. Tani duhet të nisim menjëherë nga puna se tani nuk e kemi më atë kostumin që na sillte dhe atë pyetjen a i lejohet të flasë kështu një presidenti?

Tani jemi pa xhaketë, sot e deri ditën e triumfit jo të Partisë së Lirisë por gjithë popullit të lirisë.

Armiku kryesor i lirisë sot është dhe korrupsioni dhe është ky korrupsion që e ka rënduar situatën e çdo qytetari, familje të ndershme në mënyrën më dramatike e po përzë të rinjtë e të rejat nga vendi.”, u shpreh Meta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat