Firmën e parë si President i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, e hodhi sot duke dekretuar ndryshimet në qeveri.
Presidenca njoftoi se pas administrimit të propozimeve të Kryeministrit dhe shqyrtimit të tyre, Begaj ka dekretuar shkarkimin e Arben Ahmetajt nga detyra si zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave.
Begaj ka pranuar propozimin duke dekretuar Majlinda Dhukën si ministër Shteti dhe Kryenegociatore.
Po ashtu emërimin e Belinda Ballukut në detyrën e zëvendëskryeministres, përpos detyrës që mban të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë./tvklan