“Edi Rama t’i thërrasë mendjes”- Paralajmërimi i Spartak Brahos

Shqipëria

“Edi Rama t’i thërrasë mendjes”- Paralajmërimi i Spartak Brahos

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 20:33
Ish-deputeti Spartak Braho

Ish-deputeti Spartak Braho ka folur mbrëmjen e sotme për qeverisjes socialiste duke i bërë një paralajmërim kryeministrit Edi Rama që ai t’i thërrasë mendjes.

Braho u shpreh se PS ka krijuar një grup ekonomik të korruptuar dhe skemë vjedhje përmes bankomateve dhe sporteleve.

“Unë lus që Edi Rama t’i thërrasë mendjen dhe t’i vërë gishtin kokës. Është kryeministër. Që të ndryshojë metodologjinë.

Të jetë me antena shumë të ndjeshme. Kjo është një këshillë sepse më dhimbset PS. Nuk janë. Kanë krijuar një grup ekonomik të korruptuar dhe skemat e vjedhjes dhe bankomateve dhe sporteleve”, u shpreh Braho.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat