Begaj uron 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri - SHBA

Shqipëria

Begaj uron 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri - SHBA

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 11:27
Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj ka uruar 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Presidenti thekson se ky bashkëpunim i ngushtë ndër vite duhet të zhvillohet edhe më tej në kuadër të partneritetit strategjik.

“28 korrik 1922- 28 korrik 2022/ 100 vite marrëdhënie diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA. 100 vite bashkëpunim miqësor dhe partneritet i ngushtë mes dy aleatëve në NATO dhe anëtarëve të Këshillit të Sigurisë në OKB.

Mirëpresim për të punuar ngushtësisht në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë, mbështetur në Partneritetin Strategjik”, shkruan Begaj.

Marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë u vendosën më 28 korrik 1922, të cilat pësuan një pauzë gjatë regjimit komunist dhe më pas u rinisën në 1991 duke u forcuar gjithnjë e më shumë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat