Qeveria festival në Tiranë për çeljen e negociatave, Berisha zbulon vendin se ku do ta festojë

Shqipëria

Qeveria festival në Tiranë për çeljen e negociatave, Berisha zbulon vendin se ku do ta festojë

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 19:36
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka komentuar pas daljes nga parlamenti, festimet që janë parashikuar të zhvillohen sot në Tiranë për çeljen zyrtare të negociatave me BE-në.

“Ky është një anti-miting, por unë do ta festoj me shqiptarëve të vërtetë dhe jo me nëpunës të paguar që vijnë aty për ruajtur kafshatën e gojës dhe vendin e punës”, tha Berisha.

Më tej ai shtoi se nuk do të vijojë të ndjekë nga salla punimet e Kuvendit pasi do të udhëtonte drejt Mirditës për një takim me mbështetësit.

“Unë ju falënderoj se po  nisem për në Mirditë do festoj me mirditorët 100 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA-të”, zbuloi ish-kryeministri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat