Një 42-vjeçar është gjetur i vetëvarur në banesën e tij në qytetin e Durrësit.
Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin bregdetar, ku një person është gjetur i vetëvraur në banesën e tij.
“Më datë 29.07.2022, në lagjen Nr.1 Durrës, është gjetur, dyshohet i vetëvarur, në banesë shtetasi E. Gj., 42 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.