Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme publikon shifrat: Sa informatorë të Sigurimit të Shtetit ka pasur në çdo qytet

Shqipëria

Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme publikon shifrat: Sa informatorë të Sigurimit të Shtetit ka pasur në çdo qytet

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 22:42
Foto ilustrim

Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme Kastriot Dervishi, ka shkruar në rrjetet sociale se deri në korrik të vitit 1990 numri i informatorëve të Sigurimit të Shtetit ka qenë 6941.

Ai ka shpërndarë edhe listën e shifrave të informatorëve për çdo qytet në vendin tonë ku kryeson Shkodra me 752, ndjekur nga Tirana me 625 informatorë.

Postimi i Kastriot Dervishit

Numri i informatorëve të Sigurimit (gjithsej 6941 persona) sipas rretheve, në korrik 1990:

Berat: 213

Mat: 154

Durrës: 495

Elbasan: 352

Kolonjë: 119

Fier: 349

Gramsh: 89

Gjirokastër: 277

Korçë: 537

Krujë: 181

Kukës: 336

Lezhë: 140

Librazhd: 150

Lushnje: 230

Dibër: 311

Përmet: 117

Pogradec: 136

Pukë: 106

Mirditë: 178

Sarandë: 366

Skrapar: 70

Shkodër: 752

Tepelenë: 74

Tiranë: 625

Tropojë: 175

Vlorë: 335

Dega e 2-të (për ambasadat): 74

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat