Raketa kineze mund të bjerë shumë pranë Shqipërisë

Shqipëria

Raketa kineze mund të bjerë shumë pranë Shqipërisë

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 06:23
Raketa 30 metra e gjatë peshon 22 tonë

Një raketë kineze, Long March 5B e dalë jashtë kontrollit pritet të bjerë në Tokë gjatë fundjavës.

Edhe pse rreziku është i vogël, askush nuk e përjashton që pjesë të raketës mund të bien në një zonë banimi.

Raketa 30 metra e gjatë peshon 22 tonë dhe besohet se është mjaft e vështirë për t’u copëtuar në copa shumë të vogla për sa kohë që rrotullohet rreth Tokës.

Raketa nuk ka sistemin e vendosur të kontrollit, i cili i mundëson dikujt të japë një rrugë të paracaktuar të goditjes.

Si rezultat do të hyjë në atmosferën e Tokës e pakontrolluar dhe është e pasigurt se ku do të përplaset.

Por sipas të dhënave më të fundit, mbetjet raketore mund të bien në disa vende të Evropës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat