Kokaina në qymyr në portin e Durrësit, SPAK liron 11 pjesëtarët e ekuipazhit! Në pranga inxhinieri rus për pornografi me të mitur

Shqipëria

Kokaina në qymyr në portin e Durrësit, SPAK liron 11 pjesëtarët e ekuipazhit! Në pranga inxhinieri rus për pornografi me të mitur

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

SPAK u ka kthyer pasaportat 11 pjesëtarëve të ekuipazhit të anijes që u ndalua tre muaj më parë në Portin e Durrësit, pasi në mes të ngarkesës me qymyr policia gjeti 59 kg kokainë.

Sipas News 24, në pranga ka rënë pjesëtari i 12 i ekuipazhit të anijes, shtetasi rus Grigory Gorbunov, inxhinier i dytë në anije, pasi në celularin e tij gjatë këqyrjes nga SPAK u zbuluan materiale pornografike me të mitur.

Dosja për 42-vjeçarin rus iu dërgua prokurorisë së Durrësit duke qenë se SPAK nuk ka kompetencë për te hetuar këtë vepër penale, ndërsa për arrestimin e tij u njoftua ambasada ruse në Tiranë.

Ekuipazhi i anijes nuk u lejua të dilte nga mjeti lundrues, pasi SPAK iu bllokoi atyre pasaportat, nën dyshimet se mund të ishin të përfshirë në trafikun e drogës, ndërsa mjeti lundrues u sekuestrua.

Vendimi për t’u kthyer pasaportat 11 shtetasve rus, ukrainas dhe Filipinas, erdhi pasi SPAK përfundoi këqyrjen e telefonave celular të tyre ku nuk gjeti kontakte të tjerë apo të dhëna që i implikonin në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Anija e mallrave 132 metra e gjatë ishte nisur nga Barranquilla, një port në Kolumbi dhe mbërriti në Durrës pas lundrimit gati 20 ditor.

Ajo u vendos në Terminalin Lindor që shërben për ngarkim-shkarkimin e mineraleve dhe pas ndërhyrjes së policisë në dy çanta të vendosura brenda qymyrit u sekuestruar një sasi prej 59 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Prokuroria po vijon hetimet për rastin dhe do ti drejtohet më letërporosi autoriteteve të Brazilit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat