Zjarri në Kepin e Rodonit/ Zjarrfikësit dorëzohen, pasi udhëtuan 8 kilometra në këmbë

Shqipëria

Zjarri në Kepin e Rodonit/ Zjarrfikësit dorëzohen, pasi udhëtuan 8 kilometra në këmbë

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Ndërkohë që zjarret janë shtuar edhe si pasojë e temperaturave të larta, zjarrëfikëst e Durrësit janë duke u përballur edhe me mungesën e mjeteve të nevojshme për tu lehtësuar punën.

Në vapën përvëluese zjarrfikësit  nga Durrësi  po luftojnë për shuarjen e vatrave te zjarrit me mjete primitive.

Ata kanë udhëtuar për më shumë se 8 kilometra në këmbë në zonën e thelle të Rodonit për shkak se terreni i thepisur nuk ka lejuar hyrjen e automjeteve me ujë.

Kjo pasi mjetet për shkak të terrenit janë bërë  të papërdorshme. Me mjete rrethanore zjarrëfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e kësaj vatre zjarri duke vënë edhe jetën e tyre në rrezik.

Janë disa vatra ende aktive në Kepin e Rodonit, madje edhe punonjësit zjarrëfikës duket se janë dorëzuar, pasi e shohin shpëtimin vetëm nga reshjet e shiut për të shuar flakët, pasi edhe ndërhyrja nga ajri ka dështuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat