Punëtori shqiptar rreh me lopatë italianin, i thyen tre dhëmb

Shqipëria

Punëtori shqiptar rreh me lopatë italianin, i thyen tre dhëmb

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Një shqiptar ka sulmuar një italian pasi shkoi tek shtëpia e këtij të fundit për të folur për punë.

Por situata u agravua dhe shqiptari mori në dorë një lopatë me të cilën goditi në fytyrë 44-vjeçarin italian. Ky i fundit mbeti i plagosur dhe me 3 dhëmbë të thyera.

Ngjarja ndodhi në Ancona, jashtë shtëpisë së italianit. Sipas asaj që kishin shkruar mediat, shqiptari kishte shkuar tek shtëpia e 44-vjeçarit për të përmbyllur një marrëveshje pune.

Por gjithçka shkoi keq! Ata u zunë dhe pas sherrit shqiptari mori lopatën në dorë dhe rrahu 44-vjeçarin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat