Zjarret në Dropull u afrohen banesave! Mungon ndërhyrja nga ajri nga Tirana, autoritetet lokale i drejtohen për ndihmë Greqisë

Shqipëria

Zjarret në Dropull u afrohen banesave! Mungon ndërhyrja nga ajri nga Tirana, autoritetet lokale i drejtohen për ndihmë Greqisë

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Situata e zjarreve në zonën e Dropullit vijon të jetë kritike. Autoritetet lokale bëjnë me dije se flakët po avancojnë drejt zonave të banuara.

Panorama.al mëson se era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve të cilat kanë përfshirë edhe disa prej oborreve të banesave në këtë zonë.

Zjarri është afërsisht 100 metra larg zonës së banuar në fshatrat Lugar dhe Gorricë. Forcat zjarrëfikëse dhe banorët e këtyre fshatrave si dhe vullnetarë të zonës po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë pas mungesës së helikopterit nga Tirana, është kërkuar ndihmë nga Greqia ku pritet të mbërrije një helikopter për të shuar zjarret që mos tu afrohen banesave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat