Trafik i rënduar në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Maratona e vrapimit ka shkaktuar radhë kilometrike të mjeteve në rrugë.
Për shkak të këtij aktiviteti janë bllokuar të gjitha akset hyrëse e dalëse të qytetit, duke përfshirë aksin nacional, gjë e cila ka shkaktuar radhë të automjeteve.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë kërkoi më herët mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës për ndalimin e qarkullimit të mjeteve në disa akse nga momenti i fillimit të këtij aktiviteti deri në përfundim të tij.
"Aksi rrugor Lin-Pogradec-Tushemisht (deri në dalje të qytetit, fshati Buçimas) do të jetë i bllokuar nga ora 18:30 deri në orën 21:00, me përfundimin e këtij aktiviteti. Sqarojmë se edhe në brendësi të qytetit të Pogradecit do të jenë të bllokuara rrugët "Dëshmorët e Pojskës"; "Kajo Karafili"; "Gani Butka"; "Sul Starovari", sipas orarit të paracaktuar" pati njoftuar policia.
Gjatë orarit të kufizimit të lëvizjes blutë rekomanduan përdorimin e rrugës tjetër alternative, Tiranë-Elbasan-Gramsh-Moglicë-Maliq-Korçë.