“Çdo gjë gjë paguhet sikur ka lulishte.”
Por në të vërtetë, në këtë lagje pranë rrugës nacionale Korçë– Ersekë mungon gjithçka.
Kanalizimet e ujerave të bardha dhe të zeza, asfaltimi, trotuaret dhe gjelbërimi.
Edhe pse është 10 minuta larg qendrës së qytetit, banorët thonë se investimet e bashkisë janë zero.
“Në këtë lagje unë kam 20 vjet që banoj. këtu nuk është bërë asnjë lloj investimi. Të jeton 20 e ca vjet që qytet, e mos të kesh asfalt dhe kanalizime është katastofale. Tërë lagjja i njëjti problem është”, thotë banori.
Në këtë lagje jetojnë rreth 200 familje. Ujërat e zeza që derdhen në sipërfaqe, në këto ditë të nxehta vere, e bëjnë te padurueshëm erën e rënde, por njëkohësisht janë dhe burime infeksioni për këta banorë.
“Kam 21 vite. Nuk kemi as kanalizime, edhe këto që na i bënë rrugë, se ke idene sa baltë. Dhe tani para portës kam kanalizm. Ju do thoni si jetoni.”
“Këtu rroftë gjermani që bëri atë të ujit, kanalizme s’ka. behari është i nxehtë vijnë mushkonjë. Rruga, pluhur.”
“Gjendja sic e shikoni, po qelbet dynjaja. kush pyet”, shprehen banorët e lagjeve.
Kujtojnë investimet e vetme të bëra në këtë zonë.
“Këtu vetëm kur u bënë legalizimet, tjetër gjë nuk është bërë. Po bëhen fshatrat me rrugë, këtu nuk e di ca problemi kanë”, thotë një banor.
Banorët thonë shumë familje i kanë nxjerrë shtëpitë në shitje, dhe po kërkojnë alternativa më të mira për të jetuar.
Abc u interesua në bashkinë e Korçës për këtë problematike, por askush nuk na është përgjigjur.
“Në këtë lagje unë kam 20 vjet që banoj. këtu nuk është bërë asnjë lloj investimi. këtu rroftë gjermani që bëri atë të ujit, kanalizme s’ka. behari është i nxehtë vijnë mushkonjë. rruga, pluhr. Të jetosh 20 e ca vjet që qytet, e mos të kesh asfalt dhe kanalizime është katastrofave. Ç’do gjë gjë paguhet sikur ka lulishte. Tërë lagjja I njëjti problem është.”