Shqipëria dhe Spanja do të krijojnë grup të përbashkët hetimi kundër krimit të organizuar ndërkombëtar

Shqipëria

Shqipëria dhe Spanja do të krijojnë grup të përbashkët hetimi kundër krimit të organizuar ndërkombëtar

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 10:39
Shqipëria dhe Spanja do të krijojnë grup të përbashkët hetimi kundër krimit të organizuar ndërkombëtar

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe homologu i tij spanjoll kanë nënshkruar një marrëveshje për krijimin e një grupi të përbashkët hetimi në fushën e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

Marrëveshja është nënshkruar në praninë e dy kryeministrave Edi Rama dhe Pedro Sanchez.

Marrëveshje dypalëshe për krijimin e një grupi të përbashkët hetimi në fushën e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar duke përdorur instrumentet e inteligjencës policore dhe hetimit që të dy vendet vlerësojnë të përshtatshme”, shkruan Rama në një postim në Facebook.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ndodhet ditën e sotme në Shqipëri në kuadër të një vizite në Ballkanin Perëndimor, gjatë së cilës ka vizituar Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinën, por ka anashkaluar Kosovën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat