Zjarret janë problem serioz dhe nuk mund të trajtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe emergjencat. Mbrojtja Civile është një përgjegjësi e të gjitha niveleve të pushtetit, edhe atij vendor. Disa bashki, tregojnë se është kështu.
Aty ku pushteti vendor reagon në mënyrë proaktive, ka shumë më pak dëme. Historia e helikopterit duhet kuptuar mirë.
Reagimi është i përshkallëzuar dhe reagimi fillon nga punonjësit që fillojnë punën me krahë, me mjete e drei te helikopteri. Dëmi që krijohet e keni parasysh vet, dhe për këtë duhet të jemi alert gjatë gjithë kohës. Infrastruktura e ujitjes, kullimit dhe digat e rezervuarve të krijuar për fatkeqësitë natyrore nuk është e gjitha. Është njëra pjesë.
Ndalemi te përmbytjet. Bashkia e Fierit është për t’u marrë shembull. Kryebashkiaku ka bërë një punë titanike”, tha Rama.