Ishte zhdukur prej 7 ditësh, nëna e dy fëmijëve, mbahej peng në një banesë

Shqipëria

Ishte zhdukur prej 7 ditësh, nëna e dy fëmijëve, mbahej peng në një banesë

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 09:20
Ersida Dyrmishi

Është gjetur në një banesë Ersida Dyrmishi, e cila rezultonte e zhdukur prej 25 korrikut 2022.

Burimet bëjnë me dije për Ora News, se nëna e dy fëmijëve është gjetur në një banesë në Spitallë të Durrësit.

Policia ka arrestuar shtetasin, Marius Musaku, të cilin e akuzon se e mbante nën kërcënim të mbyllur në banesë.

Ai është arrestuar në flagrancë dhe do të akuzohet për heqje të paligjshme të lirisë.

Kishin qenë familjarët që bënë denoncimin se Ersida ishte larguar prej 25 korrikut nga banesa dhe që nga ajo ditë nuk kishin pasur më kontakte.

Bashkëshorti i saj njoftoi policinë si dhe fotoja e gruas së zhdukur ishte shpërndarë në rrjete sociale për të kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.

Policia u vu në kërkim të gruas deri sot kur u mësua se ajo mbahej me forcë në një banesë nga Marius Musaku. Musaku nga Lushnja ishte emër i njohur nga policia si person me precedentë të mëparshëm penalë për akuzën e "pengmarrjes".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat