Dyshimet e policisë italiane për një orgaznizatë kriminale të përfshirë në trafikun e drogës rezultuan të vërteta, kështu u bë i mundur edhe arrestimi i shqiptarit Valter Serani 40 vjec.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjetën dy kilogramë kokainë dhe shtatë kilogramë mairuhanëtë mbështjella me celofan, e cila do të dilte në treg dhe do të kishte dhënë një shumë të llogaritur prej 400 mijë euro.
Operacioni në fakt nisi mbrëmjen e së shtunës kur ushtarët e Flakave të Verdha, pasi e kishin ndjekur dhe vëzhguar për një kohë të gjatë Seranin, menduan se ishte koha për të marrë masa.
Shtëpia e shqiptarit ndodhet në zonën e Porto Sant’Elpidio dhe ka kryer një kontroll të imtësishëm me ndihmën e reparteve të qenve.
Për Seranin, të mbrojtur nga avokati Maurizio Cacaci, u caktua arrest shtëpie.
Por hetimet nuk duket se janë të destinuara të përfundojnë këtu.
Hetuesit janë të bindur se 40-vjeçari është vetëm një pjesë e një enigme shumë më të madhe dhe se përballen me një nga komponentët e një organizate ndërkombëtare italo-shqiptare që menaxhon trafikun e kokainës nga Tirana në territorin e Fermanos. Sipas njerëzve të Guardia di Finanza.