Qeveria rihap garën ndërkombëtare të ndërtimit me koncesion të rrugës Milot – Fier, 114 kilometër e gjatë.
Pjese e korridorit adriatiko-jonianian, ky segment parashikon ndërtimin nga e para të 53 kilometër rrugë dhe rehabilitim e 62 kilometrave ekzistues të kategorisë A dhe B.
Kemi ndarë këtë gjatësi, nga Miloti deri në Fier duke iu dhënë më shumë hapësirë dhe mundësi kompanive garuese që të sigurojnë financimin e duhur për ndërtimin e secilit aks, Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj e Rrogozhinës dhe me pas Lekaj-Fier do të jenë akset përbërëse të këtij korridorri, qè po i lançojmë për garën ndërkombëtare.
114 kilometrat që lidhin veriun me jugun e vendit do të jenë me pagesë. Për ta përshkruar të gjithë atë, një drejtues mjeti do të paguajë 8. 5 euro dhe do të shkurtojë kohën e udhëtimit në mbi 70 minuta.
Shpejtësia e lejuar në aksin kryesor me pagesë do të jetë nga 90 deri në 130 km për orë. Të gjitha segmented e korridorrit do të jënë të shoqëruara edhe me rrugë dytësore.
Milot Fier do të kushtojë mbi 1 miliardë e 180 milionë euro. Dy vite më parë Partia Demokratike akuzoi qeverinë se ndërtimi i saj është një aferë korruptive ku fituesi ishte paracaktuar. Sot kryeministri Edi Rama deklaron:
Të gjitha ato që u thanë për gjoja një tender të parafabrikuar, për gjoja një kompani që e kishte fituar përpara, për gjoja për një korrupsion të madh, e bla bla, rezultuan të gjitha një vrimë e madhe në ujë. Gara u bë me një rigorozitet të atillë që edhe një kompani shumë e madhe që u paraqit nuk arriti ta merrte pasi oferta e saj nuk ishte në interes të vendit.
Qeveria thotë se efekti në ekonomi do të jetë 1.4 miliardë euro dhe me një numër të punësuarish mbi 22 mijë.