Përplasi për vdekje me skaf në breg të detit fëmijën e mitur, ish-shefi i policisë ishte akuzuar se lejoi kultivimin e kanabisit

Shqipëria

Përplasi për vdekje me skaf në breg të detit fëmijën e mitur, ish-shefi i policisë ishte akuzuar se lejoi kultivimin e kanabisit

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Ish-shefi i Komisariatit të Himarës, Arjan Tase, i cili drejtonte gomonen që përplasi për vdekje një fëmijë në plazhin e Potamit rezulton të ketë qenë i pezulluar nga detyra më parë.

Por, pavarësisht kësaj ai është rikthyer sërish në detyrë në Policinë e Shtetit.

Tase kur ishte shef i komisariatit të Himarës akuzohej për shpërdorim detyre pasi dyshohej se kishte lejuar kultivimin e drogës në dy fshatra të Vlorës.

Në dhjetor të 2020 në kuadër të operacionit antidrogë u arrestuan disa efektivë policie, kultivues dhe trafikantë droge të cilët ishin implikuar në kultivimin e 6790 rrënjë kanabis në Vlorë.

Arjan Tase është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Vlorës në 27 prill 2022 dhe u rikthye në polici më pas në detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan./BW

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat