Arben Kingji emërohet shef i Forcave të Armatosura/ Yuri Kim: Të forcojmë bashkëpunimin ushtarak si aleatë në NATO

Shqipëria

Arben Kingji emërohet shef i Forcave të Armatosura/ Yuri Kim: Të forcojmë bashkëpunimin ushtarak si aleatë në NATO

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 17:28
Arben Kingji

Ambasadorja Yuri Kim ka uruar Arben Kingjin për emërimin e tij në postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Në një postim në Twitter, Kim thotë se duhet forcuar bashkëpunimi ushtarak si aleatë të NATO-s, teksa mbrojmë paqen e sigurinë në rajon dhe botë.

Postimi i Yuri Kim:

Urime Gjeneral Brigade Arben Kingjit për emërimin si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Presim me kënaqësi të punojmë me të për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit ushtarak përfshirë si aleatë në NATO, ndërsa mbrojmë paqen e sigurinë në rajon dhe në mbarë botën.

Arben Kingji u emërua sot Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura me anë të një dekreti nga Presidenti Bajram Begaj.

Deri në këtë moment, Arben Kingji mbante detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore ndërkohë që më herët ka mbajtur detyrën e komandantit të Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Gjithashtu bëhet me dije se Kingji ka ushtruar edhe detyra të tjera si ajo e atasheut ushtarak të Shqipërisë në Rumani.

Më herët ai ka qenë edhe komandant i Policisë ushtarake. Ka kryer Kursin e Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë. Kingji ka mbajtur detyrën e komandantit të kontingjentit në disa misione në Afganistan e Irak.

Në vitin 2016 ai përfundoi edhe studimet për drejtësi në Winsdom University.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat