Ish-Presidenti Ilir Meta ka publikuar në mesnatë një video nga Malësia e Madhe ku një zonë është përfshirë nga flakët.
Meta i bën thirrje qeverisë që të mos i vërë zjarrin Shqipërisë, por të shtojë buxhetin për mbrojtjen nga zjarret.
“Qeveri boll i vure zjarrin Shqipërisë!
Flakët po shkrumbojnë sonte Malësinë e Tiranës. Pavarësisht zjarreve të shpeshta, asnjë masë për parandalimin e tyre dhe mbrojtjen nga shkatërrimi të pasurive publike natyrore, që digjen për shkak të papërgjegjshmërisë dhe indiferencës shtetërore.
Shtoni buxhetin për mbrojtjen nga zjarret, boll financuat inceneratorët!
I gjithë shteti duhet të ngrihet në këmbë!”, shkruan Meta.