Endri Shabani: Edi Rama të japë dorëheqjen, nuk ka pse fshihet pas gishtit

Shqipëria

Endri Shabani: Edi Rama të japë dorëheqjen, nuk ka pse fshihet pas gishtit

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 09:34
Endri Shabani

Endri Shabani, nga Nisma Thurje, deklaron se plazhet e vendit nuk janë të sigurta.

Ngjarja e rëndë e vdekjes së vogëlushes 7-vjeçare në Himarë, sipas Shabanit duhet të bëhet shkak për dorëheqjen e kryeministrit Rama. 

“Aksident që mund të ishte parandaluar nëse nuk do të kishim një qeveri të korruptuar. Plazhet që u janë dhënë në administrim privatëve kanë për detyrim të vijëzojnë edhe detin, për të kufizuar pjesën ku rrinë pushuesit dhe pjesën ku lëvizin mjetet lundruese. Duhej verifikuar. Shoh gomone në breg të detit. Shohim tabela ku ofrohen shërbime me gomone. Është përgjegjësi e qeverisë dhe ministrisë së Turizmit. Policia kufitare duhet të monitorojë plazhin, detin. Kush lëviz me gomone.

Fakti që kemi disa aksidente me vdekje tregon se kjo polici nuk bën punën e vet. Në vend që policia të na mbrojë, hipën në gomone dh vret fëmijë. Këta njerëz nuk i kemi zgjedhur ne. Ai që është në krye të qeverisë punëson gjithë administratën. Edi Rama nuk mund t’i fshihet kësaj përgjegjësie me deklarata. Nëse politika nuk është për të zgjidhur raste të tilla, atëherë për çfarë na duhet. Rama përpiqet të fshihet pas gishtit, por ai është në krye të kësaj piramide. Ai duhet të dorëhiqet.”, u shpreh Shabani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat