Lajm i mirë për shqiptarët e diasporës! Zbardhet propozimi i KQZ-së

Shqipëria

Lajm i mirë për shqiptarët e diasporës! Zbardhet propozimi i KQZ-së

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Çdo emigrant që ka më shumë se tre muaj jashtë shtetit do të ketë të drejtë të votojë nga vendi ku jeton.

Ky është propozimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili siguron të drejtën e viteve të shqiptarëve të diasporës.

Sipas KQZ-së emigrantët shqiptarë që dëshirojnë të votojnë duhet të paraqesë paraprakisht një kërkesë ku të deklarojnë se do të marrë pjesë në votim, jo më vonë se 15 ditë që nga shpallja e datës së zgjedhjeve nga ana e kreut të Shtetit.

Kërkesë do të bëhet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në faqen e internetit ose edhe nëpërmjet aplikacionit zyrtar të KQZ-së.

Sipas propozimit, emigrantit do të duhet të plotësojë një formular me të dhënat e tij personale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat