Ngjela: Çfarë do të sjellë PD tani që e ka nxjerrë jashtë vetes Berishën?

Shqipëria

Ngjela: Çfarë do të sjellë PD tani që e ka nxjerrë jashtë vetes Berishën?

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 20:13
Spartak Ngjela

Analisti Spartak Ngjela, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka komentuar situatën politike në vend.

“Konformizmi është ende një natyrë negativiteti në Shqipërinë paskomuniste

Konformizmi është një mënyrë sjelljeje e cila ka vijueshmëri në qytetërim. Vjen nga latinishtja, conform ( con-form), që don të thotë se diçka është bëre në mënyre të plotë nga një model - e bërë si. (Make as - Oxford Dictionary).

Pikërisht kjo ka hasur një diskutim të gjerë në rrafshin social sot në Shqipëri, sepse konformizmi ka qenë natyra thelbësore e diktaturave ideologjike.

Diktatorët kërkojnë komformizëm shoqëror, domethënë skllavëri.

l.

Por, kur vjen si mënyrë sjelljeje ose veprimi, në qëndrimet njerëzore, konformizmi është në thelb një lloj përshtatjeje në bisedë vetëm me fjalë dhe pa kundërshtim.

Sipas kësaj, konformist quhet personi i cili e pranon diçka, një ide apo një fakt, vetëm me fjalë, dhe, këtë pranim, nuk e ka mendimin e tij. Sepse, kur ajo që ka shprehur një individ është mendimi i tij, konformizmi nuk ekziston.

Njeriu i iluminuar dhe i ditur është jokonformist, sepse ai nuk e cenon personalitetin e tij.

Në sistemet shqiptare të shtetit, në Shqipëri, Enver Hoxha kishte një urrejtje kriminale kundrejt jokonformizmit. Sepse kështu ai mbronte tiraninë e tij sunduese në Shqipëri. Dhe kjo sigurisht që është një pikë negative në historinë tonë shqiptare.

Po sot?

Edhe sot ne kemi një parlament konformist, por dykrahësh ama. Në parlamentin shqiptar, në 30 vjet janë përplasur dy lloje konformizmash politikë, i majtë dhe i djathtë, e asgjë tjetër. Por, dallon që në Shqipërinë e sotme ka ende reflekse të konformizmit kriminal të Enver Hoxhës, që ka ecur sipas kësaj devize: kjo, dhe asgjë tjetër, dhe, unë, e asnjë tjetër.

Por, ndërkohë duhet të shohim se çfarë do të sjellë Partia Demokratike tani që e ka nxjerrë jashtë vetes Sali Berishën, armikun aktual të jokonformizmit? A do ta krijojë Partia Demokratike në politikë jokonformizmin si natyrë të lirisë, demokracisë dhe personalitetit?

A do të shkëputet nga turrmat e Saliut, për të ardhur te zhvillimi integral jokonformist i politikës shqiptare?

Po Partia Socialiste?

Kjo parti nuk ka shenja se mund të shkëputet nga konformizmi kundrejt Edi Ramës.

ll.

Por le ta përcaktojmë: çfarë është konformizmi?

Kjo është një pyetje që duhet bëhet me sqarim të veçantë, për të gjitha shoqëritë që kanë dalë nga diktaturat.

Konformizmi është një edukatë pasive.

Ka thënë shkrimtari i shquar italian Alberto Moravia pasi e ka trajtuar konformizmin në një kontekst universal.

Dhe unë, në pikën e tretë të këtij shkrimi, po jap mendimin tim të fragmentuar sipas të gjitha shkaqeve që mendoj se sjellin konformizmin.

 lll.

Konformizmi shpesh është një servilizëm i rëndomtë.

Konformizmi është një frikë nga autoriteti.

Konformizmi është kapitullim ndaj së vërtetës, kur pranon gënjeshtrën.

Konformizmi është edhe vetëm frikë.

Konformizmi është depersonlizim për atë që e pranon për interes.

Konformizmi është natyra e njeriut të paditur.

Konformizmi është edhe një nënshtrim politik ndaj së keqes.

Konformizmi është natyrë shoqërore sunduese në çdo tirani apo diktaturë.

lV.

Po cilat janën maksimat më të bukura filozofike për konformizmin?

"Konformizmi është gardian i lirisë dhe armik i zhvillimit".

Ka thënë J. F. KENEDY

"Konformizmi është majmuni i harmonisë".

Ka thënë Ralph Waldo Emerson”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat