Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është bashkuar protestës që po zhvillohet para ministrisë së Brendshme për vrasjen e 7-vjeçares që u përplas nga një skaf që drejtohej nga Arjan Tase në plazhin e Himarës.
Por, në protestë ka patur qytetarë të cilët nuk kanë dashur praninë e Berishës në protestë dhe i kanë kërkuar të largohet.
Qytetari: Largohu nga këtu. Ik politika.
Berisha: Mos i luaj. Janë ata të cilët që sa herë bien ngushtë, kërkojnë të largohet politika nga problemi, por politika është dhe do jetë në epiqendër të problemit”.