Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, ku një 17-vjeçar dyshohet se është plagosur me thikë.
Policia informon se gjatë një konflikti i 17-vjeçari është qëllur me thikë dhe ka shkuar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.
Aktualisht i riu është nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.