Për rreth dy orë, qindra qytetarë të Tiranës morën pjesë në protestën e organizuar nga shoqëria civile për të nderuar 7-vjeçaren Jonada Avdia, e cila humbi jetën në plazhin e Potamit në Himarë, pasi u godit nga një skaf që drejtohej nga oficeri i policisë Arjan Tase.
Protesta nisi përpara Ministrisë së Brendshme, ku protestuesit kërkuan dorëheqjen e ministrit Çuçi dhe Drejtorit të Policisë, Gledis Nano, por edhe të ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, madje lanë dhe një afat 72 orë për shkarkimin e tyre, në të kundërt protesta do të vijojë. Një moment tensioni u shënua para godinës së ministrisë, por që u shua shumë shpejt.
Protestuesit ndezën qirinj dhe vendosën lule, për t’u zhvendosur më pas përpara Kryeministrisë, Presidencës dhe Drejtorisë së Policisë.

Qytetarë të shumtë morën fjalën, të cilët njëzëri kërkuan dorëheqjen e ministrave përgjegjës për këtë ngjarje dhe drejtësi për të miturën që humbi jetën në mënyrë tragjike.
Protestës qytetare iu bashkuan dhe drejtuesit e opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët zgjodhën të mos iu drejtoheshin të pranishmëve me fjalime por vetëm me deklerata për gazetarët në shesh.
I pyetur nga gazetarët, ish kryeministri Sali Berisha e konsideroi ngjarjen si shumë tragjike dhe shtoi se qytetarët kërkojnë dorëheqjen e ministrave.
“Po të isha në vendin e Ramës, nëse Çuçi nuk do të kishte ikur për 3 minuta, në të 4 do e kisha shkarkuar, atë dhe ministren e Turizmit. Këta përpiqen që me zinxhirin e policisë së Vlorës, të kapërcejnë një nga ngjarjet më tragjike që ka ndodhur në këtë vend”, tha Berisha.
Ndërsa, ish presidenti Ilir Meta përveç dorëheqjes së ministrave tha para kameras së televizionit të Shqiptarve të Amerikës ALBTVUSA tha se po të ishte president i republikës në detyrë me dekret do të të kërkonte dorëheqejen e minisitrave ndërsa përsëriti me tone të forta se qytetarët duhet intensifikojnë protestat kundër kësaj qeverie.
“Qytetaret duhet të shumëfishojnë vrullin, intensitetin e protestës. Të vrasin frikën dhe të triumfojë liria. Familjet shqiptare janë në gjendjen më të rëndë nga ana ekonomike, nga problemet sociale, sa shumë të rinj të prekur nga fenomeni i drogës”, tha Ilir Meta.
Mal Berisha, ish-ambasador i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, ishte ne mbështetje të kesaj proteste në Tiranë pasi tha se “Kjo qeveri i ka kapur te gjitha institucionet dhe e ka mbushur policinë e shtetit me njerëz të inkriminiuar-
“Gjeja më e moralshme në se ka pak moral kjo qeveri eshte, dorëheqja e gjithë ministrave përgjegjës dhe kryetarit të Bashkisë ku ka ndodhur ngjarja ose shkarkimi I tyre” tha Avokati i njohur Altin Goxhaj, duke shtuar se “ka prinder qe jane traumatizuar nga kjo ngjarje dhe kerkojn femijet e tyre”
Aktualisht autori i kësaj ngjarje të rëndë Arjan Tase është arrestuar dhe policia ka referuar për të akuzën e vrasjes nga pakujdesia , e cila parashikon një dënim nga gjobë deri në 5 vite burg, akuzë kjo që sipas burimeve pritet të ndryshojë nga prokuroria në seancën që do të mbahet të premten në Gjykatën e Vlorës.
7-vjeçarja Jonada Avdia u godit nga skafi me motor të fuqishëm në plazhin e Potamit, pasi efektivi Tase kishte lënë familjen e tij dhe me shpejtësi po manovronte për t’u kthyer në det të hapur.
Për këtë ngjarje të rëndë, u shkarkuan nga detyra dhe zinxhiri drejtues i i Policisë së Kufirit në Vlorë.
Kronologjia e protesës
20:45-Protestuesit i u drejtuan Drejtorisë së Policisë
20:27-Pas Kryeministrisë, protesta për drejtësi për të miturën Jonada Avdia u zhvendos edhe përpara Presidencës.
20:20-Protestuesit ngjisin shkallët para Kryeministrisë dhe ndezin qirinj, dëgjohen dhe thirrje për dorëheqjen e Kryeministrit, Edi Rama.
20:07-Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu bashkua i vetëm protestës që po mbahej në Tiranë për të përkujtuar të miturën që humbi jetën në mënyrë tragjike në plazhin e Potamit në Himarë pasi u godit nga një skaf.
Ish presidenti kërkoi dorëheqjen e ministrave dhe kreut të Bashkisë ku ndodhi ngjarja dhe iu bëri thirrje qytetarëve që të shumëfishojnë intensitetin e protestës.
20:03–Në këtë moment protesta është zhvendosur përpara kryeministrisë protesta e shoqërisë civilë për vdekjen e 7 vjeçares Jonada Avdia.
Pasi protestuan për rreth një orë përpara Ministrisë së Brendshme, ku kërkuan dorëheqjen e ministrit Çuçi dhe Drejtorit të Policisë, pjesëmarrësit në protestë marshuan përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’u ndalur përpara Kryeministrisë.
Pjesëmarrësit kërkuan me thirrjet e tyre mbajtjen e një përgjegjësie për atë që e konsiderojnë një krim të paralajmëruar.
19:45 : Protestës i janë bashkuar dy liderit kryesorë të opozitës në Shqipëri kreu i opozitës Sali Berisha dhe lideri i Partisë së Lirisë Ilir Meta.
19:38-Tension në protestën për Jonadën, protestuesit në grupe të vogla përplasen me policinë
Një moment tensioni u regjistrua në protestën homazh në nder të 7 vjeçares Jonada Avdia e cila u mbajt në Tiranë.
Pjesëmarrësit në protestën bën thirrje për grumbullimin e tyre në sheshin pas Ministrisë së Brendshme, por hasën në rezistencën e kordonit të policisë, që ishte vendosur aty për ruajtjen e godinës.
Protestuesit kërkuan drejtësi për 7 vjeçaren e vrarë në mes të detit nga një skaf i fuqishëm që drejtohej nga një efektiv policie dhe dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, asaj të Turizmit dhe Drejtorit të Policisë.
Momenti i tensionit nuk shkoi më tej në protestë, e cila vijojë paqësisht.
19:00-Vazhdojë në Tiranë protesta e organizuar nga shoqëria civile për vdekjen e vogëlushes Jonada Avdia, e cila humbi jetën dy ditë më parë ndërsa lahej në det pasi u përplas nga një skaf i fuqishëm që drejtohej nga një oficer policie.
Protestës së shoqërisë civile nën moton “Nuk e vrau varka, por shteti” i janë bashkuar dhe shumë mbështetës të opozitës.
Protestuesit kërkojnë përveç dënimit maksimal për autorin e ngjarjes dhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe asaj të Turizmit, Mirela Kumbaro.
Tragjedia në Potam, vjen reagimi i Kumbaros: Ngjarja për shkak të marrëzisë së një njeriu
Aktualisht autori i kësaj ngjarje të rëndë Arjan Tase është arrestuar dhe policia ka referuar për të akuzën e vrasjes nga pakujdesia , e cila parashikon një dënim nga gjobë deri në 5 vite burg, akuzë kjo që sipas burimeve pritet të ndryshojë nga prokuroria në seancën që do të mbahet të premten në Gjykatën e Vlorës.
Tragjedia e Potamit, prokuroria po rivlerëson akuzën ndaj Arjan Tases
7-vjeçarja Jonada Avdia u godit nga skafi me motor të fuqishëm në plazhin e Potamit, pasi efektivi Tase kishte lënë familjen e tij dhe me shpejtësi po manovronte për t’u kthyer në det të hapur.
Mëngjesin e së enjtes, drejtues të opozitës, por edhe vetë Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ishin për ngushëllim në familjen e viktimës.
