“Qeveria, 183 mln euro energji pa paguar”- Vasili: Kafshëri e Edi Ramës, SPAK të vihet në lëvizje sa më shpejt

Shqipëria

“Qeveria, 183 mln euro energji pa paguar”- Vasili: Kafshëri e Edi Ramës, SPAK të vihet në lëvizje sa më shpejt

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 16:05
Deputeti Petrit Vasili

Deputeti Petrit Vasili thotë se kjo qeveri nuk ka paguar qindra milionë euro energji elektrike. Me anë të një reagimi, Vasili thekson me 183 mln euro të papaguara, kjo qeveri duhet të jetë në burg.

Teksa i bën thirrje SPAK që të reagojë sa më shpejt, Vasili shkruan se “Kjo qeveri me Edi Ramen ne balle te gropës septike qelbet vetëm hajdutllek dhe korrupsion”.

Reagimi i Petrit Vasilit

Kafsheria e qeverise, qe s’paguan qindra milion euro energji elektrike!!

Kafsheria e Edi Rames qytetaret i ka futur ne burg se nuk kishin paguar 50 mije leke te vjetra energji elektrike, bile disa qytetare te arrestuar per energjine elektrike kane humbur dhe jeten ne burg.

Kafsheria e kesaj Qeverie hajdutesh nuk paguan vete qindra milion euro energji elektrike.

Kjo qeveri me Edi Ramen ne balle te gropes septike qelbet vetem hajdutllek dhe korrupsion.

Me 183 milion euro energji elektrike te papaguar kjo qeveri hajdutesh eshte absolutisht per burg.

SPAK keta te qeverise jane per burg dhe kete e di tashme i madh e i vogel, por levizni shpejt se do t’ju marrin me vete! 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat