Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur spekulimeve se mund të shpallet ‘nongrata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu si lideri historik i së djathtës, Sali Berisha.
Sipas Metës, gjithçka që mund të pretendohet apo thuhet vjen nga kuzhina e kryeministrit Rama.
“Nuk merrem me këto çështje fare, ashtu si edhe në rastin e z. Berisha, unë respektoj vendimin e çdo vendi në botë. Kjo nuk ka asnjë lidhje me raportet e Ilir Metës me Shqipërinë, dhe ky është raporti që më mban të lidhur me vendin.
Sa i takon raporteve ndërkombëtare kam qenë në krye të përpjekjeve për proceset integruese, dhe kam ndihmuar procesin e integrimin e vendit në BE. Askush nuk ka bërë më shumë se Ilir Meta në 30 vite. Kam qenë për anëtarësimin në NATO. Të gjitha këto të tjerat janë pjesë e kuzhinës propagandistike të Edi Ramës”, është shprehur Meta për MCN-në.