Peng gjyshit/ Ra nga lartësia në Itali, 2-vjeçari shqiptar ndërron jetë në spital

Shqipëria

Peng gjyshit/ Ra nga lartësia në Itali, 2-vjeçari shqiptar ndërron jetë në spital

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Nuk mundi të mbijetojë dot 2-vjeçari shqiptar që ra nga ballkoni i pallatit në Itali.

Lajmi i hidhur është bërë me dije se nga mediat italiane, të cilat shkruajnë për tragjedinë e shënuar në familjen shqiptare. I mituri shqiptar nuk u ka mbijetuar plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një pallat në periferi të Monza-s. I vogli ishte lënë nga prindërit nën kujdesin e gjyshit pasi kishin shkuar të punonin.

I moshuari ka shkuar në kuzhinë dhe nga ky shpërqëndrim i gjyshit, i vogli është ngjitur në dritare me anë të një karrigeje. Më pas duke tentuar të shohë poshtë, ka rënë nga dritarja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat