Një person është arrestuar në Krujë, pasi iu gjetën në tokën e tij 300 bimë narkotike të dyshuara kanabis.
Me finalizimin e operacionit “Kubikët” u vu në pranga shtetasi Arben Bakiasi, 69 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike".
"Gjatë kontrollit të territorit, në lagjen Abaze, Krujë, në një sipërfaqe toke në pronësi të 69-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 300 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të vendosura në kubikë," thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.