Një aksident automobilistik është shënuar këtë pasdite.
Një “Audi” që drejtohej nga një 27 vjeçar është përplasur me një mjet tjetër “Mitsubishi”.
Si pasojë e këtij aksidenti, shoferi dhe pasagjeri që ishin në mjetin “Mitsubishi” u transportuan për në spital.
“Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 16:45, në aksin rrugor Llogara-Orikum, një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin A. V., 27 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Mitsubishi”, drejtuesi dhe pasagjeri i të cilit po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë marrë masa për qarkullimin e mjeteve me një rrugëkalim, deri në largimin e automjeteve të aksidentuara nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.