Policia e Sarandës ka shpallur që prej ditës së sjeshme në kërkim pronarin e një lokali.
Bëhet fjalë për 48 vjeçarin me iniciale A.Ç, i cili ndoqi me thikë në dorë klientët, pasi këta të fundit kundërshtuan faturat e shtrenjta.
Pas kontrolleve të ushtruara në biznesin e 48 vjeçarit, rezultoi se ai e ka pasur lokalin të paregjistruar në organet tatimore.
Po ashtu, ai është gjobitur nga AKU me vlerën 300.000 lekë.
Policia bën me dije se po vijion puna për kapjen e pronarit të lokalit.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet shtesë në Prokurori, për shtetasin e shpallur në kërkim A. Ç., 48 vjeç, pasi gjatë kontrollit në subjektin e tij, ku ditën e djeshme ky shtetas kanosi me mjet prerës thikë, disa klientë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se ky shtetas ushtronte aktivitetin pa u regjistruar në organet tatimore.
Gjithashtu, nga specialistët e AKU-së iu vendos masa administrative 300.000 lekë të rinj. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. Ç”, njofton policia.