Tre vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në fshatrat Bardhaj, Bërdicë dhe në zonën e Velipojës në Shkodër.
Në fshatin Bardhaj, vatra e zjarrit ka marrë përmasa masive dhe po përhapet me shpejtësi, e favorizuar edhe nga era.
Ndërsa në Bërdicë, flakët janë përhapur dhe në zonat e banuara, ku një prej shtëpive është djegur.
Zjarri rrezikon edhe banesat e tjera në lagjen Masmalaj. Mësohet see është shfaqur edhe një vatër tjetër në Velipojë, pranë rezervatit.