Një pushues është plagosur në Sarandë, pasi është hedhur në det nga trampolina.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa korrespondentja e Panorama raporton se i plagosur ka mbetur Endri Mera 28 vjeç nga Tepelena.
Mësohet se i riu është hedhur me kokë në det dhe si pasojë ka mbetur i plagosur.
Menjëherë ai është transportuar për në spitalin e Sarandës, ku pas mjekimit është nisur me helikopter për në spitalin e Traumës në Tiranës.