Është mbajtur sot në kryeqytet protesta e dytë pas vdekjes tragjike të 7-vjeçares Jonada Avdia në Himarë më 2 gusht.
Protestuesit janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme nën moton “Drejtësi për Jonadën”, e cila humbi jetën ndërsa pushonte me familjen në plazhin e Himarës, kur skafi i komisarit Arjan Tase e përplasi dhe i mori jetën në vend.
Protestuesit kanë lëshuar thirrje për drejtësi e kundër qeverisë në dyert e ministrisë. Më pas kanë lyer me bojë të kuqe muret e ministrisë së Brendshme.
Përveç këtyre, pati edhe një thirrje telefonike pa përgjigje.
Qytetarët e vendosur para Kryeministrisë kanë provuar të telefonojnë ‘live’ kryeministrin Edi Rama, por megjithëse zilja ra, celularin nuk e ngriti askush.