Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në shëtitoren e këtij qyteti.
Nga ky aksident ka mbetur i plagosur një këmbësor.
I plagosur është transportuar drejt spitalit të Pogradecit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.
Deri tani ende nuk dihet gjendja e këmbësorit i cili mbeti i plagosur nga ky aksident .