Një 14-vjeçar nga Roskoveci i Fierit pasditen e djeshme, u fut për peshkim në lumin Seman por nuk është parë më.
Policia dhe banorët kanë nisur kërkimet prej dje dhe ende po vijojnë, ndërsa ende nuk kanë rënë në gjurmët e të miturit.Banorët shprehen se djali vjen nga një familje me probleme ekonomike.
Në bregun e lumit janë gjetur shapkat dhe sendet e të miturit por ai vetë është zhdukur pa lënë gjurmë.
Ndërkohë po sipas banorëve bëhet e ditur se ky është fëmija i dytë i kësaj familje që mbytet, pasi djali tjetër i Novruz Sakos është mbytur kur ka qenë në klasë të parë.