I shumëkërkuari i policisë Ervis Martinaj ka humbur kontaktet me familjarët prej disa ditësh. Xhaxhai i tij Faik Martinaj ka kallëzuar në prokurori zhdukjen e nipit.Faik Martinaj, babai i Brilant Martinaj i vrarë në masakrën e Fushë-Krujës ka depozituar një kallëzim penal ku pretendon se ka humbur kontaktet me nipin e tij.
Xhaxhai ka deklaruar se ka pasur kontakte me njerëz të tjerë që komunikonim me nipin. Dy ditë më parë një shok i Ervis Martinaj ka shkuar në shtëpinë e tij dhe i ka thënë se ka humbur kontaktet me të.
Familjarët dyshojnë se atij mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe, për faktin se ka armiq të shumtë dhe se është në kërkim ndërkombëtar.
Informacioni nga policia është i ngurtë dhe nuk përjashtohet dhe mundësia e një inskenimi.