Aksident i pesëfishtë në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Radhimë, ku një automjet tip ‘Volswagen’ ka goditur katër makina të tjera.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët u transportuan në spital.
Dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Policia administroi provat në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.