E ardhmja e Shqipërisë në BE varet nga aspiratat dhe aktivizmi i rinisë së saj. Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann u takua me disa aktivistë mjedisorë frymëzues dhe ambasadorët e rinj evropianë.
Hohmann zhvilloi një diskutim të hapur se si mund ta ruajmë më mirë natyrën tonë dhe cili është roli i të rinjve në temat kyçe për të ardhmen e Shqipërisë, njoftoi delegacioni i BE në Tiranë.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, nuk ka mënyrë më të mirë për të mësuar mbi rëndësinë e të rinjve në trajtimin e çështjeve mjedisore dhe të sfidave kryesore të Shqipërisë. Evropa është këtu për një brez kaq të ndritur!”, tha ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann.