Kryebashiaku Erjon Veliaj ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në kryeqytet, ku u plagos një punonjës i IMT-së, teksa ishte në krye të detyrës.
Përmes një mesazhi në Twitter, Veliaj i uroi shërim të shpejtë Ilirjan Gavellit, ndërsa i bëri thirrje organeve të drejtësisë që të jenë të rrepta me kriminelët që ngrenë dorën për shkak të detyrës.
REAGIMI I ERJON VELIAJ
Sherim te shpejte Ilirianit tone te IMT pas plagosjes ne krye te detyres per infrastrukturen nga nje person me precedent penal, tashme ne pranga! I kerkoj organeve te drejtesise rreptesi maksimale per kriminelin qe ngre dore per shkak te detyres ndaj punonjesve te shtetit! Prej 7 vitesh Bashkia e Tiranes nuk eshte terhequr nga ASNJE projekt publik – as nga presidentet e lojtur, as nga rrugacet me famekeq te vendit! Ta harrojne se e ndalin dot zhvillimin e qytetit si kriminelet ordinere ashtu dhe ordineret e politikes qe frymezojne dhunen! Jam me i bindur se kurre se shumica morale dhe e ndershme e qytetit – qe as zapton e as dhunon – e do progresin dhe refuzon t’i nenshtrohet dhunes se rruges e asaj politike! Ndaj dhe jam me i vendosur se kurre t’i coj gjer ne fund punet per nje Tirane qe nuk ndalet! #BASHKE