Çupi: Grupi i Berishës do të konsiderohet ‘armatë terroriste’, nuk mund të ketë qeveri teknike për hallet e Metës

Shqipëria

Çupi: Grupi i Berishës do të konsiderohet ‘armatë terroriste’, nuk mund të ketë qeveri teknike për hallet e Metës

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 10:23
Frrok Çupi

Analisti Frrok Çupi u shpreh se pas “shpalljes non grata nga dy aleatë të mëdhenj” pritet të ndodhin zhvillime të bujshme në shtator. “Pritet të ndodhë që, e para nuk ka një parti legale dhe mund të mos jepet fare vendim nga gjykata, bilës gjykata ka mundësi të mos ngatërrohet fare me punët e politikës dhe me statusin e sotëm Berisha nuk ka parti. Nëse do të hyjë në fushë me një grupim të paligjshëm do të dënohet me ligj. Ky është hapi minimal, hapi i parë,” u shpreh Çupi.

Ai tha se rreth Berishës janë mbledhur ish-zyrtarë të tij dhe se kreu i Partisë Demokratike nuk ka mbështetës. Sipas analistit jo kushdo e kupton se ç’do të thotë që Amerika të të shpallë non grata dhe rrjedhimisht jo të gjithë njerëzit janë të aftë të kuptojnë se Berisha nuk duhet mbështetur më në mënyrë kategorike. Çupi deklaroi se grupimi i Berishës do të konsiderohet si armatë terroriste.

Frrok Çupi deklaroi se Berisha sot ka pas vetes vetëm ata që i shkojnë për interes. Sipas tij, e ndjekin ata që dikur kanë pasur poste dhe kanë përfituar prej tij. Çupi shtoi se dhe ata kanë filluar t’i largohen sepse e kuptojnë se me të nuk ka të ardhme.

“Rreth Berishës janë mbledhur disa ish-zyrtarë të tij, të gjitha nivelet, që nga ish-presidenti ndjesë pastë, deri te drejtori i KESH i lagjes, etj. Është një zinxhir interesi. Nëse bie fjala në Bulqizë, njeriu që ka qenë zyrtar i Berishës ende nuk kupton çdo të thotë që SHBA të të shpallë të papërshtatshëm dhe do vazhdojë pas tij derisa të kuptojë. Dhe njerëzit e kanë kuptuar. Do largohen sepse nuk kanë interes. Inteligjenca nuk është gjithmonë e madhe. Ata janë njerëz që punojnë dhe janë mësuar me interesa të vogla, por kjo piramidë po shkërmoqet”, tha ai.

Çupi u ndal dhe të kërcënimet e Metës. Ai tha se laku i ka vajtur ku nuk mban më, ndërsa u shpreh se nuk mund të ketë qeveri teknike për hallet e ish-presidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat