Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar ditën e sotme në kufirin greko-shqiptar.
Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar në Follorinë pasi ishte në kërkim nga autoritetet greke për vjedhje në bashkëpunim dhe trafik droge.
Gjithashtu në këtë zonë është ndaluar dhe një 43-vjeçare ndaj së cilës, Prokuroria e Athinës kishte lëshuar një urdhër arresti.
Panorama.al mëson se ajo akuzohet për trafik të qenieve njerëzore.