Dhjetë të paraburgosur, të cilët kanë marrë masë sigurie nga Gjykata e Sarandës, por pritet Apeli, janë transferuar në burgun e Fierit deri sa vendimi të marrë formë të prerë.
Mësohet se transferimi ka ndodhur për arsye mbipopullimi.
Ndërkohë 3 të ndaluar në komisariat, që kanë marrë masën e sigurisë “arrest me burg” nuk janë dërguar në IEVP Sarandë, por janë transferuar në IEVP Bençe, Tepelenë.
Të gjitha transferimet kanë ndodhur për shkak të mbipopullimit